Një konflikt i mëparshëm për motive të dobëta ka qenë arsyeja e plagosjes së Agim Jazajt nga Saimir Xhafa në ditë ne parë të këtij viti.
Dyshohet se 51-vjeçari e fyente dhe bullizonte vazhdimisht autorin para dhe pas faljes në xhaminë që frekuentonin në zonën e Oxhakut në Tiranë.
Dëshmitarët para grupit hetimor kanë treguar dinamikën e ngjarjes.
Sipas tyre konflikti nisi në ambientet e brendshme të xhamisë “Xhura” dhe më pas vazhdoi në ambientet e jashtme.
Saimir Xhafa qëlloi me pistoletë Agim Jazajn duke e lënë të plagosur. Ky i fundit ende nuk është marrë në pyetje nga grupi hetimor për shkak të gjendjes së tij.
Autori i plagosjes vijon të jetë ende në arrati. Uniformat blu të kryeqyteti kanë ushtruar disa kontrolle në zona të ndryshme të Tiranës, por pa rezultat.
Policia ka vënë shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij./ euronews/
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...