Ka ndërruar jetë këmbësori 49 vjeçar, i cili ishte goditur nga vetura një javë më parë në fshatin Llaushë të Skenderajt.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas tij, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Sot rreth orës 11:00, nga ShSKU-ja, është raportuar se viktima këmbësori 49-vjeçar, i aksidentuar më datë 27 dhjetor 2023 në fshatin Llaushë të Skenderajt, ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Zahiti. /Arbresh.info/
Rezi: Të premten del Gresa
Austin: Ekzistojnë prova për dërgimin e trupave koreano-veri...
“Në BE, në 2030”, Rama: Shqipëria zgjohet dorë për dore me B...
Hovenier bën thirrje për proces të hapur e gjithëpërfshirës ...
Kurti në takim me përfaqësuesin e mbi 20 milionë bizneseve
“Fanatikët e BE janë në Shqipëri”, Rama: Na pres...