Google ADS

Milan kalon në rrethin tjetër të Kupës së Italisë

23:09 | 2 Janar 2024
D.H

Milan ka arritur të shënoj fitore me rezultat 4-1, në kuadër të Kupës së Italisë ndaj Cagliarit.

Rosonerët kanë kaluar në çerekfinale pas kësaj fitore, shkruan Arbresh.info.

Milani e nisi më mirë pjesën e parë duke shënuar dy gola me Jovicin në minutat e 29-të dhe 42-të.

Teksa Traore në minutën e 50-të, trefishoi epërsinë e kuqezinjve.

Ishte Azzi i Cagliarit në miutën e 88-të që shënoi golin e nderit për skuadrën e tij.

Ndërkohë Leao i dha rezultatin final kësaj ndeshje në minutën e 91-të.

Milani në çerekfinale do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Atalanta-Sassuolo./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme