Google ADS

Rritet dukshëm vlera e bitcoinit

21:30 | 2 Janar 2024
KRG

Bitcoini duket se po i ‘përjeton’ ditët më të mira.

Vlera e saj është rritur dukshëm.

Një bitcoin tani kushton mbi 45 mijë dollarë.

Kjo për herën e parë pas afro 20 muajsh, raporton The Wall Street Journal, transmeton Klankosova.tv

Siç raportohet, një nga arsyet e rritjes së çmimit në javët dhe muajt e fundit është miratimi i mundshëm i një fondi bitcoin nga Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë.

Një fond i tillë, një ETF (Exchange Traded Fund), do t’i lejonte investitorët të investonin në bitcoin pa blerë monedhën, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme