Sezoni 2022/23 e Champions League ashtu sikur filloi dhe përfundoi me befasi.
Shorti i fazës së grupeve Nyon të Zvicrës, përcaktoi grupe të forta dhe sfida interesante në Champions League.
Nga tetë grupe me nga katër pikë dy skuadra kalojnë në fazën tjetër të garës.
Dështimi më i madh në këto grupe ishte Barcelona, të cilët nuk arritën të kalojnë fazën e grupeve.
Kjo i ndodhi Barcelonës për herën e dytë me radhë, pas mos kualifikimit edhe në sezonin 2021/22.
16 skuadrat që kishin siguruar kualifikimin ishin të gatshme për të pritur shortin.
1/8 e finales solli sfida mjaft të forta me theks të veçantë Paris-Bayern Munich, Real Madrid-Liverpool, teksa sfidat tjera kanë qenë Dortmund-Chelsea, Leipzig-Manchester City, Milan-Tottenham, Eintracht Frankfurt-Napoli, Club Brugge-Benfica dhe Inter-Porto.
Bayerni triumfoi në derbin ndaj Parisit kurse Reali ishte shumë i fort për Liverpoolin, duke siguruar çerekfinalet
Tetë skuadrat e kualifikuara për garën më prestigjioze në Evropë ishin Chelsea, Manchester City, Milani, Napoli, Benfica dhe Interi.
Shorti i çerekfinaleve solli duele të forta ndërmjet Bayern Munich-Manchester Cityt, Chlsea-Real Madrid, derbit italian Napoli-Milan dhe Benfica-Inter.
Manchester City kaloi pengesën e radhës gjigandet gjerman Bayern Munich dhe arriti kualifikimin për në gjysmë finale.
“Los Blancos” që ishte kampion i Evropës në fuqi, arriti të mposht shumë lehtë Chelsea-n.
AC Milan në sfidën tjetër çerekfinale arriti kualifikimin në gjysmëfinale pas shumë viteve mungesë, në këtë fazë garash.
Teksa Interi si befasia më e këndshme e këtij stinori në Champions League, kapi gjysmëfinalen pas shumë kohësh.
Gjysmëfinalet erdhën teksa, katër skuadra do të luftonin për trofeun më të çmueshëm në Evropë, me Real Madridin si 14 herë kampion i kësaj gare dhe kampion në fuqi.
Manchester City kërkon trofeun e parë në histori pas shumë milionave të derdhur nga arkat e sheikëve.
Teksa dy skuadrat italiane Inter dhe Milani, kërkon ta rikthenin këtë trofe në Itali pas 13 viteve kur për herë të fundit ishin pikërisht nerazzurët, që e fituan këtë trofe nga skuadrat italiane.
Shorti përcaktoi se Real Madridi do të ballafaqohet me Manchester Cityn ndërsa AC Milan do të luajë derbin “Della Madonnina” ndaj Interit.
Pas dy ndeshjeve të luajtura nga secili çift Manchester City arriti të triumfojë ndaj 14 herë kampionëve në Angli 4-0, teksa sfida në Bernabeu përfundoi me rezultat 1-1.
Kështu “Qytetarët” arritën kualifikimin për herë të dytë në finale pas atij të vitit 2021, kur u mposht nga Chelsea.
Ndërsa në Derbin Della Madonina, Interi fitoi në dy ndeshjet ndaj Milanit duke u rikthyer në finale për herë të parë që nga viti 2010, kur edhe e fitoi Champions League për herë të fundit.
Finalja e Stambollit do t’i vinte në përballje dy skuadrat më në formë të këtij sezoni në Champios League, Manchester Cityn dhe Interin.
10 qershori i vitit 2023 do të hynte në histori të klubit anglez Manchester City.
Një spanjoll do të bëhej hero për klubin anglez, Rodri realizoi golin e vetëm në finalen e Stambollit për t’i dhuruar trofeun e parë të Champions League në histori, Manchester Cityt.
Kështu skuadra angleze është bërë klubi i 23-të në histori të këtij kompeticioni që arrin të fitoj këtë trofe.
Pas fitimit të Champions League, City arriti një tjetër rekord duke fituar trofeun e tretë brenda sezonit apo tripletën siç njihet në zhargonin futbollistik. /Arbresh.info/
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë