Një lajm gjatë ditës së sotme që askush nuk priste ta dëgjonte te Mallorca ka ardhur në fillim të këtij viti.
Trajneri Javier Aguirre e bëri të ditur këtë pasdite në një konferencë për media para ndeshjes në “Santiago Bernabeu” ndaj Real Madridit, se Vedat Muriqi do të qëndrojë jashtë edhe për një muaj tjetër, shkruan Arbresh.info.
Muriqi ishte planifikuar të rikthehej më 13 janar, në ndeshjen ndaj Celta Vigos.
“Doktori mund t’ju japë përgjigjen më të mirë, por nuk mendoj se ai mund të luajë në janar, sepse ne kemi qenë konservatorë me të dhe mendoj se është më e mira. Është një lëndim i çuditshëm. Vedati nuk është rikuperuar shpejt apo ngadalë, por dyshoj se mund ta shohim në këtë muaj janar”, tha trajneri.
Kujtojmë që Muriqi është lënduar në ndeshjen e Kosovës ndaj Izraelit në nëntor./Arbresh.info/
Sveçla në Samitin për Digjitalizim në Estoni: Siguria Kibern...
Anisa ironizon me Gresën: A përlahem sot?
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...