Policia e Kosovës ka thënë se janë duke vazhduar aktivitetet në terren për të ofruar siguri për pjesëmarrësit në trafik.
“Policia e Kosovës, sikurse ditëve të kaluara edhe në këtë fillim të vitit 2024, ka vazhduar me aktivitete konkrete në terren duke realizuar detyrat e saja ligjore e operacionale, për të ofruar siguri për pjesëmarrësit në trafik.”
Është bërë e ditur se janë realizuar 496 pika kontrolli.
“Sipas planifikimeve ka pasur patrullime parandaluese, por si zakonisht janë realizuar edhe Pika të Kontrollit për Automjete, ku në nivel vendi janë realizuar 496 pika kontrolli, sipas detyrave që dalin nga urdhri operativ për shtim të masave të sigurisë në trafik”.
Gjatë 24 orëve, janë konfiskuar 29 patentë shoferë.
“Gjatë 24 orëshit të fundit nga zyrtarë policorë janë kryer aktivitete me qëllim që të parandalohen e edhe të ndëshkohen ata që nuk kanë përfillur rregullat në trafik, ku mund të veçojmë se për shkelje më të rënda policia ka konfiskuar 29 patentë shofer drejtuesve të automjeteve.”
“Policia e Kosovës nuk ka qëllim të vetëm ndëshkimin por parandalimin e shkeljeve të rregullave të trafikut, parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në trafik, andaj apelon te pjesëmarrësit në trafik që të respektohen rregullat për një siguri edhe më të madhe.”
“S’dua të më prekni nëpër trup”, Driloni mbledh banorët dhe ...
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 nëntorin, Krasniqi...
Abdixhiku nga Suhareka: Besimi juaj është mesazhi më i fortë...
Vetura godet për vdekje këmbësorin në Klinë, arrestohet i dy...
Kurti uron von der Leyen për formimin e Komisionit të ri
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut