Kafiteria e quajtur simbolikisht “Bistro X 21”, do të jetë adresë e zhvillimit dhe aftësimit profesional për personat me Sindrom Down, duke ju krijuar mundësi punësimi.
Aty ku kafja ka një shije më të veçantë, për shkak të ngrohtësisë dhe dashurisë që të japin gjatë shërbimit Endriti dhe Gentriti, raporton Arbresh.info.
Erëza Zasella , përgjegjëse e shërbimeve terapeutike në shoqatën Down Syndrom Kosova, në një intervistë për portalin Arbresh.info ka thënë se ideja e hapjes së një kafiterie ku do të punojnë personat me Syndrom Down ka qenë e kamotshme.
“Kafiteria “Bistro X21”, është hapur është hapur këtë vit me 24 tetor. Bistro X21 është hapur në kuadër të shoqatës “Down Syndrom Kosova” në qendrën këtu në Mitrovicë. Ideja e hapjes së një kafiterie ku do të punojnë personat me Sindrom Down ka qenë e kamotshme, por për shkak të kostos së lartë na është dashtë një donator që është dashtë të na ndihmoj për ta realizuar këtë ide, kemi has në mirëkuptim më një donator zviceran të cilët kanë qenë shumë të gatshëm që të bashkëpunojnë dhe kanë dhuruar mjete financiare’, tha ajo.
Sipas saj, synimi i shoqatës “Down Syndrom Kosova” është aftësimi i personave për një jetë të pavarur.
Synimi i shoqatës është avokuimi i të drejtave të personave me Sindromën Down, në kuadër të kësaj i këtij synimi është edhe pavarësimi i personave me Sindromën Down, aftësimi i tyre për një jetë të pavarur.
Në kuadër të programeve që ofrohen në shoqatë ne e bëjmë edhe aftësimin profesional të personave me Syndromën Down që ata në të ardhmen me u qas në tregun e hapur të punës.
Erëza pohoi se në këtë kafiteri janë të punësuar Endriti dhe Genriti, dy fëmijët me Syndromën Down në pjesën e shërbimit me gjysmë orari.
“Aktualisht në këtë kafiteri janë të punësuar dy persona me Sindromën Down me gjysmë orari që punojnë në pjesën e shërbimit. Ata punojnë çdo ditë vikendin e kanë pushim”, u shpreh Zasella.
E Gentriti me shumë entuziazëm vije çdo ditë në këtë vend këtu aj kalon katër orë të ditës duke punuar në kafiterin “Bistro X 21”.
“Unë jam Gentrit Ahmeti nga Skenderaj, unë punoj këtu në këtë kafiteri, unë punoj këtu herë pasdite herë paradite. Kushtet këtu janë shumë të mira u kënaqem. Këtu kam kolegë të punës”, u shpreh ai.
Punën që e bënë këtu, ai e ka zotëruar mirë, për zanatin e tij ai thotë se është goxha i mirë.
Përveç që i bënë kafet ai i shërben me plotë dashuri.
Kjo hapësirë do të shërbejë si vendtakim divers për të gjithë, ambient në të cilin mund të shijoni kafe, pije dhe ushqim të shijshëm./Arbresh.info/Edona Krasniqi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...