Google ADS

CNN e rëndit Shqipërinë në 10 vendet kryesore për t’u vizituar, Rama: 2024 hyn me këmbë të mbarë

12:26 | 2 Janar 2024
E.H

Prestigjiozja amerikane CNN ka renditur Shqipërinë në 10 vendet kryesore që duhet vizituar në vitin 2024.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili ka thënë se  2024 hyn me këmbë të mbarë, përcjell Arbresh.info.

“2024 hyn me këmbë të mbarë për promovimin ndërkombëtar të turizmit tonë. CNN rendit Shqipërinë në 10 vendet kryesore që duhen vizituar mes 24 destinacioneve të vitit 2024 si një model i zhvillimit të qëndrueshëm, midis bukurive të bregdetit, qendrave historike në Berat e Gjirokastër, kulturës dhe Parkut Kombëtar Vjosa”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme