Kush i dha “vizën” tjetrit, dhe gjeti lumturinë në krahët e dikujt tjetër, ndarjet që bën bujë në vitin 2023

12:03 | 2 Janar 2024
E.H

Në kohën kur shumë e gjetën shpirtin binjak, shumë të tjerë e humbën atë, duket se 2023-shi nuk ishte viti i kurorëzimit të dashurisë për disa nga çiftet e estradës shqiptare.

E nisim me ndarjen më të bujshme të vitit, atë mes Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës.

Ndarja e tyre u përfol me muaj të tërë në media, dyshimet për ndarjen mes çiftit erdhën pasi reperi nuk e shoqëroi Sarën në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”.

Ani pse Sara me të vetën u mundua ta fshehte, se kishte koncerte, ka punë dhe se do ta shoqëronte në tapetin e kuq në Prishtinë, për çudi edhe atë ditë Ledri ishte shumë i zënë me punët.

Kësaj herë të gjitha dyshimet u vërtetuan, dhe vulën ia dha menaxheri i Ledrit, Faton Shoshi.

“Ledri nuk bën gjëra për show, si çdo fillim ka mbarim, nuk do të thotë se është mbarim i përhershëm dhe kur të bashkohesh që të jetë i përjetshëm, në një periudhë nuk gjen një gjuhë të përbashkët dhe është krejt normale, edhe për ata të dy është shumë normale, por kështu është jeta, kanë raporte shumë të mira, armiq nuk janë, mund të ribashkohen ose edhe të prishen edhe më keq, nuk dihet se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, ishte shprehur Shoshi.

Kujtojmë se ish çifti kanë bashkëjetuar për një kohë të gjatë bashkë, dhe kanë edhe një vajzë të quajtur Poem Blu Vula.

Tjetër ndarje shumë e bujshme, ka qenë ajo mes Dafina Zeqirit dhe Dj Geek.

Atë kohë thuhej se Dafina i ka dhënë fund lidhjes së tyre për shkak se dyshja nuk po funksiononte më.

Këtyre zërave u shtohet edhe fakti që gjatë koncerteve, dyshja nuk e kishte më kiminë që ka pasur historikisht në skenë.

Përflitej se Dafina ka kohë që ka shprehur dëshirën e saj për t’u bërë nënë, por DJ Geek mesa duket nuk ka qenë i gatshëm për të marrë këtë përgjegjësi për momentin.

Përveç si partnerë, Geek ndau rrugët edhe në mënyrë profesionale përfundimisht me këngëtaren.

Dafina shpejt e zëvendësoi edhe si partner edhe si DJ i ekipit të saj.

Lumturinë që sipas zërave ka kohë që e kërkonte e gjeti në krahët e biznesmenit Kreshik Gjergji, çifti i ri i estradës shumë shpejt do t’i drejtohet altarit për ta kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Me kërkim falje e lutje për rikthim, e pendesa u shoqërua edhe ndarja e ish reperit Fero me modelen Arbenita Ismajli.

Lidhja e tyre u shoqërua pak edhe në Polici, atëherë kur modelja e denoncoi babain e vajzës së saj për dhunë fizike.

Dyshohej se Fero kishte përdorur dhunë fizike ndaj modeles, dhe mbeti nën pranga të Policisë për një muaj.

Me të dalur nga burgu ai iu rikthye fesë islame, duke hequr dorë kështu nga muzika.

Fero kishte njoftuar largimin nga muzika teksa thotë se arsyeja e largimit është se muzika është e ndaluar në fenë islame, të cilën siç tha ai, është duke e studiuar.

“Përshëndetje miq , deshta t’ju njoftoj se kohëve të fundit kam pasur disa sfida në jetën time , të cilat me ndihmën e Allahut i kam kalu. Unë kam vendosur që përfundimisht të largohem prej muzikës, arsyeja kryesore është se kohëve të fundit kam studiuar rreth Fejës Islame dhe më është bërë e çartë se muzika është e ndaluar në islam. Për këtë arsye kam vendosur që ta lë muzikën dhe t’i përkushtona fejës islame dhe familjes time”, kishte shkruar ai.

E siç dukej, rikthimi në fenë islame, i ka shërbyer edhe në pendesë.

Përmes një postimi të gjatë në Instagram, i kishte kërkuar modeles të rikthehen.

“Gruaja ime e dashur, këtë mesazh ia dedikoj zemrës tënde. U bë kohë e gjatë që kur marrëdhënia jonë pësoi ulje-ngritje. Zbrazëtinë që më jep kjo gjendje, jam përpjekur ta kaloj me optimizëm (duke shpresuar se) një ditë komunikimi mes nesh do të përmirësohem. Eh, sa mërzitem kur nuk më flet dhe në momentin që më flet, demonstron doza urrjetjeje. Të kuptoj fare mirë, ke arsye për t’u sjellë ashtu”.

“Më beso që sa herë mendoj kush kam qenë dhe çfarë kam bërë kundrejt teje, shqetësohem, mërzitem tepër. Përtej të gjithave, dua të të falënderoj thellësisht nga zemra që u bëre shkak për ndryshimin tim; këtë ndryshim rrënjësor që i dha kuptim dhe ngjyra jetës sime. Jam shumë i vërtetë kur them që ti je shkaku dhe arsyeja e këtij ndryshimi”, referuar vendimit të Feros për t’u bërë pjesë e fesë islame.

“Pas gjithë atyre vuajtjeve shpirtërore të maskuara me lumturi të rreme, pas atij depresioni të kamufluar me buzëqeshje, unë gjeta paqen shpirtërore, me praktikimin e fesë. Prehjen shpirtërore, për të cilën luftova vite e vite, e gjeta te rikthimi kah Krijuesit tim”.

“Do të jem falënderues deri në frymëmarrjen e fundit për gjithë ato që përmenda dhe të tjera që i di Ai lartë, por të siguroj që pas gjithë kësaj lumturie dhe qetësie shpirtërore që gjeta tek të jetuarit për Allahun, janë vetëm 2 gjëra që më mungojnë thellësisht në jetën time: Ti dhe vajza jonë. Të kërkoj falje me gjithë zemër. Të kam treguar shumë herë që jam penduar me shpirt dhe ndiej keqardhje për të kaluarën time, por ti ende nuk e beson. Për shkak të keqardhjes që më shoqëron lidhur me të kaluarën time, dua ta bëj publike këtë kërkesë faljeje”.

“Ti ke bërë shumë, më ke dhënë shumë mundësi, pas gjithë atyre gabimeve që kam bërë në kohën kur nuk kam qenë vetvetja. Tani, të kërkoj mundësinë e fundit. Me këtë mesazh, nuk dua të të them “rikthehu”, por lutem që ti të rikthehesh”, përmbylli Fero deklaratën.

Si përfundim, kërkim falja e tij nuk shërbeu, pasi Arbenita e kishte vendosur që të mos i kthehej.

Vlen të përmendet se ata janë prindër të një vajze të quajtur Nina.

Një tjetër ndarje ka përjetuar Blero Muharremi.

Këngëtari ishte edhe vjet i komentuar për ndarjen nga modelja Afrona Dika, por edhe këtë vit duket se ka përjetuar një tjetër ndarje. Pak kohë më parë ai konfirmoi lidhjen e re të dashurisë dhe prezantoi partneren e re bionde me një postim në Instastory.

Madje i bëri dhe një dedikim për ditëlindje, por teksa u duk që gjithçka po shkonte mirë në aspektin e lidhjes, një postim i tij tregoi se i ka dhënë fund.

Për më tepër Blero fshiu edhe fotot duke konfirmuar lajmet për një tjetër ndarje.

Edhe Blero e gjeti dashurinë shpejt, dhe në bazë të Instastoryve është më i dashuruar se kurrë.

Një tjetër ndarje që na ka shoqëruar gjatë vitit që lamë pas është ajo mes Olsi Bylykut dhe Elgi Takos.

Edhe këta të dy ishin disa vite së bashku, dhe dyshimet për ndarjen e tyre erdhën nga mospostimet e përbashkëta në Instagram.

I pyetur për lajmet për ndarjen, Olsi tha se asnjëra palë nuk ishte fajtor për këtë, por vendosën bashkërisht të ndanin rrugët.

“Unë me Eglin kam qenë në një lidhje as të fejuar as të martuar. Historinë tonë e kemi kënduar me dy këngë me Eglin. Nuk ka pasur asnjë gabim nga asnjëri, besoj që ishte zgjedhja më e mirë që për herë të parë në jetën tonë duke qenë të dy njerëz shumë të përgjegjshëm zgjodhëm veten tonë”, tha Olsi.

“Nuk besoj që asnjërit nga ne nuk i mungon prania e njëri-tjetrit por asnjërit nga ne nuk i duhet prania e njëri-tjetrit”, kishte thënë aktori.

Kalojmë te Getinjo dhe Vivien.

Një lidhje që nisi në formatin e Big Brother Vip Kosova1.

Me batica e zbatica si brenda, ashtu edhe jashtë vazhdoi lidhja e tyre.

Herë të ndarë, e herë të bashkuar deri në momentin që i dhanë fund përfundimisht.

Por, jo një ndarje miqësore.

E përlotur, ajo kishte zbuluar se arsyeja e ndarjes ishte fakti se ai luante bixhoz, një ves që shkatërron çdo familje dhe lidhje.

“Jam ndarë me Getin jo për shkak të ndonjë sherri të madh ose të një tradhtie. Një arsye që kishte kohë që ishte pjesë, ishte një gabim ose një fiksim i tij me një gjë të jetës që unë e dënoj shumë personalisht, që janë lojërat e fatit edhe që shkatërron çdo familje. Çdo lidhje, çdo marrëdhënie që një njeri mund të ketë me tjetrin. Mua më vjen shumë keq”, është shprehur mes tjerash e përlotur Vivien.

“Kur gjërat i ndërpre një ves kaq i ndyr siç është bixhozi që prek gjithë familjen, prek të ardhmen, unë jam mundur shumë ta ndihmoja, edhe familja e tij është mundur shumë, edhe ai vetë është shumë i vetëdijshëm për këtë pjesë, por mjafton pak që njeriu të rrëshqas”, tha tutje ajo.

“Unë i ika kësaj lidhje, nuk e vë në dyshim që ai më ka dashur edhe unë atë, ne po mendonim për familje, gjërat ishin bërë shumë të thella, mu desh disa muaj që ta ndihmoja atë që të dilte nga kjo derisa një mëngjes pash disa lajme që qarkullonin në internet për këtë lloj teme dhe unë nuk dua të jem pjesë e kësaj kornize, nuk jam rritur ashtu dhe nuk kam pse të jem pjesë e kësaj gjëje”, deklaroi Vivien.
Getinjo nuk e priti mirë deklaratën e saj. Përmes një postimi në Instagram, reperi theksoi se nuk bën “gjëra intime dhe gjeste për vëmendje”.

“Edhe po, unë jam bixhozçi. Nuk krenohem me këtë gjë, por familja dhe miqtë rreth meje nuk kanë parë kurrë sherr prej meje, edhe kurrë nuk kanë vuajtur prej meje. Mos m’i ngacmoni nervat me komente dhe duke më bërë tag në intervista se s’jam ajo kategori. Nuk bëj gjëra intime dhe gjeste për vëmendje. Paqe. Vazhdoni jetën përpara.”

Mbesim te çiftet e Big Brother.

Një tjetër çift që thuhet se arsyeja e ndarjes ishte, pushimet në Ibiza.

Bëhet fjalë për modelen Gresa Hoti dhe Andi Artanin.

Pas daljes nga BBVK nuk munguan postimet, duke u shfaqur si të dashuruarit e shekullit, e nuk kaloi shumë kohë dhe i dhanë fund lidhjes.

Si shkak kryesor thuhet të jenë disa pushime të modeles në Ibiza.

Çfarë mbeti?

Një këngë.

Është pikërisht, Ledri, Olsi që kanë këngë për ish partneret e tyre.

E Ledrit nuk gjendet më as në YouTube, kurse e Olsit vazhdon të jetë aty./Arbresh.info/Kujtesë Berisha/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme