Pesë persona, prej tyre dy të mitur, janë përleshur mes vete në Prizren duke e goditur njëri tjetrin me thika, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, të gjithë kanë pësuar lëndime trupore dhe i janë nënshtruar tretmanit mjekësor, ndërsa janë jashtë rrezikut për jetë, shkruan Arbresh.info.
Njëri nga të dyshuarit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Prizren / 01.01.2024 – 00:45. Pas një mosmarrëveshje pesë të dyshuar meshkuj, dy prej tyre të mitur, janë përleshur ndërmjet vete dhe kanë përdorur mjete të mprehta thika duke goditur njeri tjetrin. Të gjithë kanë pësuar lëndime trupore dhe i janë nënshtruar tretmanit mjekësor, sipas raportit mjekësor gjendja shëndetësore e të lënduarve është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit mashkull kosovar pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...