Google ADS

Harta dhe flamuri i Kosovës “pushtojnë” qendrën e New York-ut në natën e ndërrimit të moteve

08:37 | 2 Janar 2024
E.H

Nga 1 janari 2024, kosovarët kanë të drejtë udhëtimi të lirë pa viza në zonën Shëngen.

Për këtë rast, ka pasur urime të shumta nga politikan të njohur vendor e ndërkombëtar, ndërsa ndonëse i vonuar, kjo arritje i ka gëzuar edhe qytetarët e vendit.

Ndryshe, në sheshin “Time Square” në New York pak pas mesnatës është shfaqur një bilboard gjigant që i dedikohet liberalizimit të vizave për Kosovë.

Në bilboard janë shfaqur harta dhe flamuri i Republikës së Kosovës.

“Urime Viti i Ri, nga populli i Kosovës”, shkruan në bilboard.

Ky bilboard është sponsorizuar nga kompania “Tafingo”.

Kjo nuk është hera e parë që shfaqen bilboarde të tilla. Para pak muajsh kjo kompani kishte sponsorizuar nja bilboard falënderues për Policinë e Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme