Tahiri: Liberalizimi nuk ka asgjë të bëjë me këtë qeveri

20:57 | 1 Janar 2024
E.G

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria aktuale nuk ka të bëjë asgjë me liberalizimin e vizave.

Sipas tij, e vetmja ‘meritë’ e kësaj qeverie janë masat e BE-së, shkruan Arbresh.info.

“Kryeministri Kurti po pretendon merita për liberalizim. Madje këtë ia atribuon edhe rolit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. E vërteta është që liberalizimi nuk ka asgjë të bëjë me këtë qeveri.”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

“Merita e vetme e kësaj qeverie janë sanksionet, të cilat për fatin e mirë të qytetarëve të vendit, ndonëse i përfolën, nuk i përfshinë në pako të sanksioneve mbajtjen e vizave si ndëshkim”, shtoi ai,/Arbresh.info/

 

Të ngjashme