Përparim Rama: Edhe unë me familje kemi adoptuar një qen, ia kemi lënë emrin “Fisteku”

13:58 | 1 Janar 2024
E.H

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se ai bashkë më familjen e tij e kanë adoptuar një qen endacakë.

Ai poashtu ka treguar sesi e ka emërtuar vajza e tij qenin e adoptuar.

Në mes tjerash i pari i kryeqytetit ka thënë se nuk i marrin 50 eurot si masë mbështetëse për familjet që adoptojnë qenë endacakë.

”Po, një. Unë s’i kam kërkuar ato 50 euro domethënë ne nuk i marrim 50 euro, mirëpo e kemi adoptuar një qen të vogël që tash është rritur, ia kanë lan emrin “Fisteku”, tregon i pari i kryeqytetit

Rama tregoi se numri i qenve të adoptuar është më pak se 70-të, numër ky hiç i kënaqshëm.

“Qentë janë kafshë të mirat krejt çka kërkojnë ndoshta një trajtim të mirëfilltë dhe ne si shoqëri duhet me ofru këtë mundësi, mirëpo po them duhet me pas ligjin e po ashtu edhe buxhetin që na mundëson një trajtim të mirëfilltë dhe po ashtu nivelin qendror që e ndihmon edhe nivelin komunal”, tha Rama për “Ju flet Prishtina”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme