Në çdo vend që vendosen, drita e tyre krijon një ambient më të ngrohtë, mikpritës, por edhe romantik.
Qirinjtë janë një nga dekoret interesante që sidomos në evente speciale assesi nuk mund të mungojnë.
Qirinj të formë babadimri, pishe, lule e shumë forma e ngjyra të ndryshme, që e bëjnë një ambient shtëpiake më bukur, pavarësisht ku vendosen, raporton Arbresh.info.
Qirinjtë janë bërë trendi edhe gjatë festave të fundivtit.
Për të na treguar më shumë për mënyrën e si bëhen qirinjtë, sa janë të kërkuar dhe në cilat festa k Arbresh.info ka vizituar Marigona Jakupi nga Gjilani, e cila merret me përpunimin e qirinjve tash e një vit.
“Me përpunimin e qirinjve kemi filluar që një vit e gjithë kjo ka filluar kur ne kemi qenë duke u marrë me shërbimin e ApiTerapisë dhe dylli i bletës është shumë i mirë dhe për shkak të natyrës që ka shëruese kemi filluar të bëjmë qirinj edhe prej dyllit të bletës”, u shpreh Jakupi.
“Me qirinjtë e parë kemi filluar me disa gota të thjeshta nuk kanë që edhe aq perfektë por i ruaj akoma por i ruajmë si kujtim, por duke provuar kemi ardhur deri tek perfeksioni”, tha ajo.
Përveç formave dhe ngjyrave të tyre të larmishme , Marigona na tregon se përzgjedhja dhe kërkesa e qirinjve varet edhe nga festa.
“Qirinjtë janë shumë të kërkueshëm gati në çdo festë si për ditëlindje për fundvit si dhe për festën e Shën Valentinit gjithashtu edhe për Halloween”, tha Marigona.
Marigona thotë se për të arritur deri tek përfundimi final i një qiriu duhet të plotësohen disa procedura
E mira këtyre qirinjve është sepse ju mund të porositni qiriun sipas dëshirës qiriun me mbishkrimin që ju e dëshironi.
“Deri tek produkti final i qiriut janë shumë procedura, por këto kryesoret janë nuk duhet ta shkrijmë dyllin e bletës direkt në zjarr por duhet ta shkrijmë përmes avullit, dhe avulli e shkrinë atë për ngadalë në një temperaturë 50 deri në 60 gradë celsius. Dylli i bletës nuk ka nevojë për aromë artificiale sepse ka aromën e saj natyrale ku dëgjohet edhe kur është e ngurtë, mirëpo me fillimin e shkrirjes së dyllit bëhet shumë e këndshme”, u shpreh ajo.
E përveç se janë të bukur si dhe kualitativ ato gjithashtu janë edhe aromatizues.
Ndryshe, qirinjtë janë përdorur për mijëra vjet dhe deri në fillim të viti 1900 ishin burimi i vetëm për dritë artificiale edhe pse qirinjtë në ditët e sotme kanë rolin e tyre ata përdoren në festa të ndryshme në rituale fetare si dhe së fundmi edhe si dekore./Arbresh.info/ Edona Krasniqi/
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”