Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se po përmbyllet një vit sfidues por sipas tij, ishte i sukseshëm për Kosovën.
Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Sveçla, theksoi se këtë vit u ballafaquan me akte kriminale të Serbisë, teksa siç tha ai, përkundër këtyre sfidave Kosova triumfoi mbi krimin e terrorizmin.
“Të dashur qytetarë, Sot po e përmbyllim një vit sfidues por të suksesshëm të Republikës sonë. Viti 2023 është shënuar me rezultate në përpjekjet tona për garantim të rendit e sigurisë publike, e në shërbim të qytetarëve tanë”, shkroi Sveçla.
“Veriu i vendit tonë, që më herët ishte zonë e rehatisë dhe përfitimeve të grupeve kriminale, po i nënshtrohet çdo ditë e më shumë sundimit të rendit dhe ligjit”, shtoi ai.
Mes tjerash, ministri theksoi se përkundër sfidave, Republika e Kosovës dëshnoi funskionialitetin dhe zbatimin e kushtetueshmërisë në cdo cep të vendit
“Këtë vit, u ballafaquam me akte kriminale të njëpasnjëshme të Serbisë ndaj Republikës sonë. Në muajin qershor të këtij viti, Njësitë Speciale të Serbisë hynë thellë në territorin e Republikës sonë dhe kidnapuan tre zyrtarët tanë policor Rifat Zeka, Beqir Sefa dhe Shemë Mustafa. Mosndëshkueshmëria e këtij akti shtyu Serbinë që të organizojë me gjithë kapacitetet e saj sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë Rreshter Afrim Bunjaku”, tha a
“Përkundër këtyre sfidave, Republika jonë triumfoi mbi krimin e terrorizmin. Zyrtarët tanë policorë dëshmuan se sovraniteti dhe integriteti territorial është i pacënueshëm e i paprekshëm, dhe si i tillë mbrohet edhe me jetë. Republika e Kosovës dëshmoi funksionalitet dhe zbatim të kushtetushmërisë e ligjshmërisë në çdo cep të vendit”, tha Sveçla.
“Si Ministër i Punëve të Brendshme kam ofruar dhe kam dhënë gjithë mbështetjen time që misionin tonë të përbashkët ndaj qytetarëve ta zbatojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Mbështetja ime nuk do të mungojë e do të rritet në vitin që po hyjmë”, shtoi ministri Sveçla.
Ai ka falënderuar të gjithë zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, zyrtarët e Agjencive Ekzekutive, të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, zjarrfikësit e shërbyesit e të gjitha institucioneve për punën e palodhshme gjatë vitit 2023.
Ministri i Brendshëm në fund u ka uruar të gjithëve Vitin e Ri 2024.
“Uroj për begati e mirësi, përkushtim dhe gatishmëri për shërbim ndaj qytetarëve e ndaj vendit në vitin që po vjen”, shkroi në fund Sveçla.\Arbresh.info
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...