Një tavolinë e shtruar mirë në natën e ndërrimit te motmoteve, bën çdo gjë tjetër për rreth të duket edhe më bukur.
Ekzistojnë disa detaje të vogla që mund ta shndërrojnë tavolinën e përhershme, në krejtësisht diçka tjetër.
30-vjeçarja nga Prishtina, Tringa Makolli na tregon se cilat janë ngjyrat që zakonisht përdoren për ta dekoruar një tavolinë për festat e fundvitit.
Sipas saj, ngjyra e kuqe nuk duhet të mungojë asnjëherë.
“Për festat e fundvitit ngjyrat që më së shumti kombinohen janë ngjyra e kuqe, ngjyra ari, ngjyra e bardhë, por edhe ngjyra e gjelbër”, thotë ajo.
Kurse sa i përket detajeve, disa qirinjtë e bëjnë tavolinën të duket edhe më bukur.
“Një detaj që nuk duhet me mungu në tavolinat e festave të fundviti janë qirinjtë varet prej dekorit çfarë e bën që me ju përshtat edhe ngjyra e tyre”, theksoi Tringa.
Tringa, pjesën e dekoreve për Arbresh.info tregon se e ka më shumë si pasion.
Teksa thotë se ka tash e disa vite që merret më dizajnin në përgjithësi.
“Përgjithësi jo vetëm me dekorimin e tavolinave, por edhe me dekore në përgjithësi për dasma, fejesa ndonjë ditëlindje apo event të ndryshëm, ka kohë që merrem pothuajse disa vite jam por më shumë punoj online me dekorime më të vogla që janë, disa detaje si bonbone janë ftesat, kartolinat këto më shumë”, tregon ajo
Ajo uroi për të gjithë shqiptarët kudo që janë festën e vitit të ri.
“Të gjithë shqiptarëve kudo që janë ju uroj festat e fundvitit me shumë shëndet dhe me të gjitha të mirat ju prift e mbara”, uron ajo./Arbresh.info/Kujtesë Berisha/
Kurti takon mërgatën në Oslo
Perez dhe Ancelotti kanë identifikuar lojtarin ‘problematik’...
Trump zgjedh këshilltaren e tij Susie Wiles si shefen e ardh...
Moti në Shqipëri do të jetë me kthjellime dhe vranësira të p...
AAK prezanton sot kandidatët për deputet nga Rahoveci
Pacolli ndan fotografi nga festa e Donald Trump: I bindur që...