Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se me vendimin për ta lejuar lëvizjen e lirë të automjeteve me targa të Kosovës, RKS, nëpër Serbinë qendrore, qeveria e tij ka shmangur “grackat dhe rreziqet e mëdha” për vendin.
Vuçiq tha se vendimi i Qeverisë së tij, i cili do të hyjë në fuqi më 1 janar, do të jetë në dobi të popullit serb dhe të Serbisë në tërësi.
“Interesi ynë është Ballkani i Hapur dhe liria e lëvizjes, e cila vlen edhe për automjetet. Mendoj se nga ky vendim do të përfitojnë populli serb dhe Serbia në tërësi. Me këtë dhe disa gjëra të tjera kemi shmangur grackat dhe rreziqet e mëdha për Serbisë”, tha Vuçiq më 30 dhjetor për TV Prva.
Më 25 dhjetor, Qeveria e Serbisë njoftoi se mori vendim për t’ua mundësuar lëvizjen e lirë të gjitha automjeteve nga Kosova në territorin e Serbisë nga muaji i ardhshëm.
Nuk është e qartë nëse targat e veturave nuk do të mbulohen më me letra ngjitëse kur ta kalojnë kufirin – siç ndodh aktualisht.
Për një gjë të tillë, Serbia ishte pajtuar me marrëveshjen e vitit 2011, të arritur mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Në fillim të kësaj jave, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se vendimi i Qeverisë serbe për targat RKS ishte tregues se “të gjitha destabilizimet” që i ka bërë Serbia në lidhje me to ndër vite kanë qenë “të palogjikshme dhe të panevojshme”.
Vendimi i Beogradit u mirëprit nga Bashkimi Evropian të martën, i cili e cilësoi atë si hap pozitiv drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ndërkohë, gjatë adresimit të tij, Vuçiq tha se pret që Serbia të përballet me “presione të mëdha” nga Bashkimi Evropian për Kosovën gjatë dy muajve të parë të vitit 2024.
“Ata duhet ta zgjidhin problemin e Kosovës para se të hyjnë në ndonjë bisedë për Ukrainën. Fundi i janarit dhe shkurtit do të jetë kulmi i fushatës së tyre për zgjedhjet e Parlamentit Evropian dhe në mars do të ketë zgjedhje në Rusi, kur Putini do ta vazhdojë mandatin”, tha Vuçiq./rel
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit