Tajon Buchanan është lojtar i Interit.
Mbrojtësi i djathtë kanadez ka arritur marrëveshjen me zikaltrit dhe pritet të zbarkojë në Milano më tre janar, për të nënshkruar kontratën.
Zikaltrit kanë gjetur gjuhën e përbashkët me belgët e Clubb Brugge, që kanë pronësinë e kartonit, teksa në arkat e tyre do të kalojnë rreth 8 milionë euro.
Nga ana tjetër, Buchanan do të përfitojë një pagë pre 1.5 milionë eurosh në sezon dhe do të nënshkruaj deri në verën e vitit 2028.
Anësori kanadez ndiqej prej kohësh nga zikaltrit, që vendosën ta marrin në janar, duke qenë se Cuadrado do të mungojë gjatë. Megjithatë Buchanan është edhe një investim për të ardhmen, pasi me gjasë Denzel Dumfries do të largohet në fund të sezonit, pasi nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me Interin për të rinovuar kontratën.
Vlen të theksohet se Buchanan kakëmbëngulur jo pak për transferimin në Milano, duke ushtruar presion te klubi belg, teksa nuk është grumbulluar fare në dy ndeshjet e fundit./ss
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...