Gjatë ditës së sotme është zgjedhur presidenti i ri në klubin e Sevillas.
Klubi andaluzian ka zgjedhur kreun e ri, i cili është Jose Maria del Nido Carrasco, shkruan Arbresh.info.
“Bordi drejtues, në mbledhjen e mëngjesit të kësaj së diele, më 31 dhjetor, miratoi emërimin e Jose Maria del Nido Carrasco si presidentin e ri të Sevillas”, shkruhet në komunikatën zyrtare të klubit.
Nuk mungon një falënderim për Jose Castro Carmona, i cili qëndronte në krye të Sevillas prej dhjetorit të vitit 2013.
Gjatë kësaj dekade skuadra fitoi 5 herë trofeun e Europa League.
Del Nido Carrasco është një avokat 45-vjeçar, i cili do të qëndrojë 4 vite si president i Sevillas. Ai iu bashkua bordit drejtues të klubit në 2006, kohë kur në krye të klubit ishte babai i tij (2002-2013).
Vite gjatë së cilave Sevilla nisi të shkruante historinë, duke fituar 2 Europa League, 2 Kupa Mbreti, Superkupën e Spanjës dhe Superkupën e Europës./Arbresh.info/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030