Vendosja e një bredhi në një cep të shtëpisë, apo të një lokali simbolizon festat e fundvitit.
Tringa Makolli për Arbresh.info tregon se cilat janë detajet që e bëjnë një bredh të duket më bukur.
Sipas saj, bredhin e karakterizojnë pjesa prej dëbores, fjongot, dhe ylli, të cilat nuk duhet të mungojnë assesi.
“Detajet që përfshin një bredh më bukur me qenë për festat e fundvitit janë pjesa prej dëborës, topat, fjongot, ylli këto janë detajet më gjithëpërfshirëse që një bredh të duket sa më bukur”, tregon ajo.
Por cilat janë ngjyrat dhe si duhet të kombinohen ato?
Tringa tregon se ngjyra e bardhë dhe argjendi si dhe ngjyra pink, apo pembe kur të kombinohen, rezultati del shumë i bukur.
“Ngjyrat e pembe e bardhë dhe si ngjyrë argjendi”, tregon Tringa.
Ne shpresojmë që edhe ju e keni zbukuruar po kaq bukur sa Tringa bredhin tuaj të fundvitit.
Gëzuar 2024!/Arbresh.info/Kujtesë Berisha/
Kurti takon mërgatën në Oslo
Perez dhe Ancelotti kanë identifikuar lojtarin ‘problematik’...
Trump zgjedh këshilltaren e tij Susie Wiles si shefen e ardh...
Moti në Shqipëri do të jetë me kthjellime dhe vranësira të p...
AAK prezanton sot kandidatët për deputet nga Rahoveci
Pacolli ndan fotografi nga festa e Donald Trump: I bindur që...