Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se përkujdesi ndaj vlerave na rritë si komb e si shtet dhe na bën më të forta si institucione.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo tregoi se ditë më parë ka nderuar personalitete të shquara dhe institucione të rëndësishme nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, nga arbëreshët e Italisë dhe nga viset e tjera, shkruan Arbresh.info.
“Para disa ditësh nderuam personalitete të shquara dhe institucione të rëndësishme nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, nga arbëreshët e Italisë dhe nga viset e tjera, të cilët me angazhimin e tyre të palodhur kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë, kulturën, sportin, dhe fushat e tjera të jetës në Kosovë.”, ka shkruar presidentja Osmani.
Sipas saj, trashëgimia e këtyre personaliteteve është shembëlltyrë, të cilën duhet respektuar e ndjekur përherë.
“Përkujdesi ndaj vlerave na rritë si komb e si shtet dhe na bën më të forta si institucione. Trashëgimia që këto personalitete e krijuan është shembëlltyrë, të cilën duhet respektuar e ndjekur përherë.”, theksoi ajo. /Arbresh.info/
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...