Google ADS

“Shëndet, bereqet e rahati”, mitrovicasit urojnë Vitin e Ri

13:06 | 31 Dhjetor 2023
E.G

Viti i ri 2024 mbërriti dhe bashkë me të dhe një lumë urimesh për mbarësi, shëndet e harmoni nga qytetarët e Mitrovicës.

Portali Arbresh.info ishte i pranishëm në sheshin e Mitrovicës ku takoi qytetarë të shumtë të cilët po kalonin kohën me më të dashurit e tyre, dhe me këtë rast uruan të gjithë shqiptarët.

“Vitin e ardhshëm i dëshiroj shqiptarët të lumtur dhe të bashkuar”, u shpreh një qytetarë.

Një qytetarë tjetër uronte që në vitin 2024 të mbizotëronte paqja dhe shëndeti i të gjithë popullit.

“Urimi më i mirë kishte me qenë shëndet, bereqet e rahati e mos me pas luftë kurrkund hiq veç paqe”, tha një qytetar./Arbresh.info/Edona Krasniqi/

Për më shumë ndiqeni videon në vazhdim:

Të ngjashme