Në prag të ndërrimit të viteve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Muhamet Rrumbullaku iu ka dërguar një mesazh urimi të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit shqiptar, për t’iu shprehur mirënjohjen për angazhimin dhe rezultatet e arrira gjatë vitit 2023.
Gjithashtu, i ka siguruar ata se do të kenë mbështetjen e tij absolute, për të arrirë rezultate më të mira gjatë vitit të ri 2024.
“Bashkërisht përmbyllëm një vit plot sfida, gjatë të cilit falë përkushtimit, angazhimit dhe sakrificës së të gjithëve ne, arritëm të kemi më shumë rend, siguri dhe rezultate shumë më pozitive kundër krimit në përgjithësi dhe krimit të organizuar në veçanti. Mirënjohje dhe vlerësim për punën tuaj e cila ju ka kushtuar sakrificë, dedikim dhe kohë larg më të shtrenjtëve tuaj. Duke ju garantuar mbështetjen time absolute, jam besimplotë se viti i ardhshëm do të na angazhojë më shumë, më të denjë dhe më seriozë, për të mirën e qytetarëve. Gëzuar Vitin e Ri 2024! Mbarësi dhe shëndet në familjet tuaja!”, shkruhet në urimin e Rrumbullakut.
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%