Festat e fundvitit janë ato të cilat i bashkojnë familjarët, miqtë, kolegët dhe jo vetëm, për të festuar të arriturat e vitit që po shkon, e për të uruar më të mirat e mundshme për vitin që na pret.
Me përfundimin e vitit 2023, qytetarët e komunës së Gjilanit kanë sjellë urimet më të këndshme në këtë fundvit, ku dëshirojnë që në këtë Vit të Ri të mbizotëroj lumturia dhe paqja mes popujve.
“Gjithë popullit shqiptar i përshëndes të avyten njani me tjetrin, ishalla kit vit e presim ma të hareshëm, rroftë Albin Kurti në krye me popullin shqiptarë”, u shpreh një qytetarë.
Në urimet e qytetarëve të Gjilanit nuk kanë si të mungojnë edhe urimet ndaj bashkatdhetarëve tanë.
“Urime ky fundvit gjithë shqiptarëve dhe bashkatdhetarëve që vijnë i vizitojnë familjet e tyre ishalla i lan mirë atje, i takojnë këta, kthehen edhe i takojnë familjarët e tyre”, tha një qytetarë./Arbresh.info/Edona Krasniqi/
Për më shumë ndiqeni videon në vazhdim:
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...