I dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se pret zgjedhje të reja lokale në veri të Kosovës dhe atë në afatin më të shkurtër të mundshëm.
Lajçak beson se rithemelimi i vetëqeverisjeve lokale në veri të Kosovës është i domosdoshëm për deeskalim të situatës në terren, dhe për procesin më të gjerë të normalizimit.
“Në mesin e dhjetorit kam zhvilluar bisedime shtesë me të dyja palët për një sërë çështjesh, duke përfshirë zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe aneksin e saj, si dhe pyetje shtesë për sqarimin e draft-statutit evropian për krijimin e një shoqatë/bashkësi. Ne diskutuam gjithashtu një sërë çështjesh specifike në dialog, duke përfshirë personat e zhdukur, energjinë dhe targat. Ka pasur disa përparime në këto çështje. Bisedimet po vazhdojnë dhe pres që në fillim të vitit 2024 të arrijmë përparim në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, me kusht që të dyja palët të tregojnë vullnetin e nevojshëm politik, guximin dhe lidershipin për ta bërë këtë”, ka thënë Lajçak në një intervistë për gazetën serbe Politika.
“Presim që zgjedhjet e reja lokale në veri të Kosovës të shpallen pa vonesa të mëtejshme dhe është e rëndësishme që procesi drejt mbajtjes së zgjedhjeve të reja për kryetarë komunash në katër komuna më në fund filloi me themelimin e grupeve iniciative të serbëve të Kosovës në fillim të dhjetorit. Rithemelimi i pushteteve lokale plotësisht përfaqësuese në veri të Kosovës është i nevojshëm për deeskalimin e situatës në terren dhe për procesin më të gjerë të normalizimit, si dhe është i nevojshëm për vazhdimin e krijimit të shoqatë/bashkësi. Më vjen keq që regjistrimi i grupeve iniciative fillimisht u përball me pengesa të papritura administrative, por që atëherë kam marrë garanci nga Kosova se këto probleme do të zgjidhen së shpejti në mënyrë që mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit të komunës të fillojë menjëherë.”, u shpreh ai.
Të nevojshme, Lajçak e sheh edhe vazhdimin e krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Më vjen keq që regjistrimi i grupeve nismëtare fillimisht u përball me pengesa të papritura administrative, por që atëherë kam marrë garanci nga Kosova se këto probleme do të zgjidhen së shpejti në mënyrë që mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve të komunave të fillojë menjëherë”, tha Lajçak.
Ndër të tjera, emisari Lajçak theksoi se situata në Kosovë është e brishtë, dhe se nuk mund të ketë njëkohësisht përshkallëzim apo tensione dhe progres në normalizimin e marrëdhënieve.
“Situata në veri të Kosovës është e ndjeshme/e brishtë dhe siç e kam thënë shumë herë, nuk mund të kemi as përshkallëzim, as tensione dhe progres në normalizimin e marrëdhënieve njëkohësisht. BE-ja do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën për të siguruar që proceset ligjore dhe sundimi i ligjit respektohen plotësisht. “, tha ndër të tjera ai.
Sipas tij, dialogu është platforma e vetme për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura./Arbresh.info/
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani