Drejtori rajonal i Policisë në Ferizaj dhe Ramadani diskutojnë masat shtesë të ndërmarra për festat e fundvitit

11:12 | 31 Dhjetor 2023
E.G

Në prag të ndërrimit të mot moteve në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, drejtori rajonal, Nënkoloneli Faton Pllana ka pritur në takim deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Valon Ramadani me bashkëpunëtorë.

Sipas njoftimit, gjatë këtij takimi drejtori rajonal e njoftoj deputetin Ramadani për situatën e sigurisë në rajon, të cilën e vlerësoi të jetë e qetë dhe për masat shtesë që policia rajonale i ka ndërmarrë për festat e fund vitit në parandalim të incidenteve, por edhe masat shtesë për sigurinë në komunikacionin rrugor, shkruan Arbresh.info.

Ndërkaq, Ramadani e falënderoi drejtorin rajonal për pritjen dhe theksoi se gjatë këtij viti Policia e Kosovës me profesionalizëm të lartë është përkujdesur për sigurinë e qytetarëve në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, ndërsa uroj që viti 2024 të jetë vit i mbarë dhe i suksesshëm për Policinë e Kosovës në realizimin e objektivave të saj./Arbresh.info/

 

Të ngjashme