Kryefjala e javës së fundit të Dhjetorit janë blerjet për tryezën e ndërrimit të viteve. Por kjo mbart me vete edhe rrezikun e mbiushqyerjes dhe shtimit të kileve. Ndaj sipas nutricionistëve duhet patur shumë kujdes me të skuqurat, sheqernat dhe alkoolin.
“E mira është që në natën e Vitit të Ri ta fillojmë me sallatrat… Ti japim më përparësi perimeve.”
Më të rrezikuar për të shtuar kilogramë gjatë festave janë personat mbipeshë.
“2-3 kg edhe mund të merren. Personat që vuajnë nga mpiesha duke qenë se qelizat janë në një faze si magnet, ato kilogramë i marrin me të vërtetë. Ata që nuk vuajnë nga mbipesha nuk shtojnë kilogramë aq shpejt.”
Nutricionistja thotë se pas abuzimit me ushqimet gjatë festave, nis faza e dëshirëS për të hequr kilogramët e tepërt.
“Përgjithësisht personat që vuajnë nga mbipesha presin që të kalojnë edhe festat e Dhjetorit për të hyrë në “shina”. Shumica e tyre kërkojnë dieta drastike në fakt, dëshira për të rënë është e madhe por dobësimi duhet bërë në mënyrë graduale dhe të shëndetshme.”
Aktiviteti fizik do të ndihmonte që pas festave të reduktohej stresi i kilogramëve të tepërt dhe të pashëndetshëm./tvklan/
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...