Atalanta arriti të triumfoj ndaj Lecces me rezultat 1-0 në kuadër të Serie A.
Berat Gjimshiti doli triumfues në derbin e shqiptarëve në Serie A, ndaj Ylber Ramadanit, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes ai foli lidhur me sukseset e tij gjatë vitit 2023, ku ishte njëri nga lojtarët më të mirë te Atalanta.
Gjimshiti ishte një mur i pakalueshëm në mbrotjen e Atalantës.
“Kjo është një fitore e rëndë, deshëm ta mbyllnim mirë vitin para tifozëve tanë. Po kemi vështirësi në shënimin e golave, por kjo varet edhe nga kundërshtari, Lecce po luan shumë mirë, nuk linte hapësira në fazën mbrojtëse dhe ishte e rrezikshme në kundërsulm”, tha Gjimshiti.
Ai tutje theksoi se ata se forcën duhet të marrin me vete edhe në vitin 2024.
“Në përgjithësi them se po, por ne jemi në skuadër që mendon gjithmonë të përmirësohet dhe të bëjë sa më mirë të jetë e mundur. Kjo është forca jonë që duhet të marrim me vete edhe në vitin 2024”, deklaroi qendërmbrojtësi shqiptar./Arbresh.info/
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...