Erik ten Hag tronditi shumë tifozë të Man United duke zëvendësuar Kobbie Mainoo dhe duke sjellë në vend të tij Scott McTominay në pjesën e dytë në humbjen ndaj Nottingham Forest 2-1 .
Pas ndeshjes, trajneri holandez konfirmoi se anglezi nuk ishte i lënduar dhe zëvendësimi ishte thjesht ‘taktik’.
“Mainoo luajti ndeshjen e tretë radhazi, në këtë javë, është e vështirë nga vjen. Mendova se energjia ishte pak më e ulët se në dy ndeshjet e tjera të kësaj jave, prandaj ne sollëm energji të re”.
“Nuk jam penduar për zëvendësimin. Mendova se Scott, ai solli energji, mendoj se pjesa e dytë ishte shumë më e mirë nga skuadra jonë. Mendoj se goli i parë, kur e analizon mirë, ka ardhur nga krahët. Nuk ka lidhje me mesfushorin qendror atje”.
“Goli i dytë ishte një kundërsulm, ku mendoj se ishte një komunikim i gabuar, kishim mjaftueshëm lojtarë”.
“Pjesa e dytë e saj përfundimi i Gibbs-White, në pjesën e parë, tashmë kishte disa momente ku Gibbs-White iku, ishte lojë e mirë, por ne duhet ta kishim ndjekur këtë”, tha Ten Hag.
Pavarësisht se çfarëdo që thotë Ten Hag, ai bëri një gabim në sjelljen e McTominay në pozitën e mesfushorit defensivë, pasi skocezi dha një performancë të mjerë në pjesën e dytë dhe paraqitja e dobët e tij i kushtoi Unitedit me humbje. /Telegrafi/
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...