Zona kufitare midis Rripit të Gazës dhe Egjiptit duhet të jetë nën kontrollin e Izraelit, tha të shtunën kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ndërsa u shpreh se lufta në Gazë dhe në frontet e tjera rajonale do të zgjasë për muaj të tërë.
Zoti Netanyahu mbajti një konferencë shtypi ndërsa lufta kundër Hamasit në Gazë futet në javën e 13. Konflikti ka nxitur dhunë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe ka shkaktuar sulme nga grupet e mbështetura nga Irani në Liban, Siri, Irak dhe Jemen.
“Korridori ‘Philadelphi, ose për ta thënë më saktë, pika jugore (e Gazës) duhet të jetë nën kontrollin tonë. Duhet të mbyllet. Është e qartë se çdo marrëveshje tjetër nuk do të siguronte çmilitarizimin që ne kërkojmë”, tha ai.
Izraeli ka thënë se synon ta shkatërrojë Hamasin në Gaza dhe ta çmilitarizojë dhe zhdukë radikalizmin në mënyrë që të parandalojë çdo përsëritje të vrasjeve dhe rrëmbimeve të 7 tetorit në Izrael nga grupi militant palestinez që shkaktoi luftën.
“Beteja është në kulmin e saj dhe po luftojmë në të gjitha frontet. Arritja e fitores do të kërkojë kohë. Siç ka thënë shefi i shtabit (IDF), lufta do të vazhdojë edhe për shumë muaj të tjerë”, tha zoti Netanyahu.
Kryeministri izraelit kërcënoi me një sulm të drejtpërdrejt ndaj Iranit lidhur me sulmet pothuajse të përditshme nga Libani.
“Nëse Hezbollahu e zgjeron luftën, do të pësojë goditje që nuk i ka parë as në ëndërr, po ashtu edhe Irani”, tha zoti Netanyahu pa dhënë detaje.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?