Periudha e fundvitit nënkupton: Ushqime, ëmbëlsira, dhurata, drita, festë! Por edhe ndjesi faji dhe pendese në janar, për teprimin me ushqimin
Nisur nga kjo, ja ku i keni ca këshilla që duhet t’i merrni në konsideratë këto ditë:
Bëni një pauzë përpara se të hani
Çelësi është ndërgjegjësimi. Kur të doni të hani, gjithmonë ndaloni në atë moment midis dëshirës për të ngrënë dhe të ngrënit në të vërtetë. Këtu do të kuptoni nëse jeni të uritur apo thjesht të mërzitur, të lodhur, të stresuar apo të etur.
Bëni një skanim: Trup-Mendje-Zemër
Vini re ndjesitë e ndryshme në trupin tuaj. Shpesh tensioni në qafë apo shpatulla, mund të sinjalizojë ankth dhe stres, jo uri.
Për mendjen, nëse produktiviteti juaj është i dobët dhe e gjeni veten duke menduar se çfarë ka në kuzhinë, me siguri nuk jeni të uritur, thjesht jeni mërzitur duke mësuar, punuar etj.
Për zemrën, dëgjoni emocionet tuaja
A ndiheni të lodhur nga një natë e vonë, ku po punoni për të mbyllur një punë me afat kohor të caktuar? Ankthi juaj mund të krijojë “uri në kokë”.
Mendojini këto përpara se të hani. Nëse nuk jeni me të vërtetë të uritur, do të hani dhe nuk do të ndiheni të kënaqur, pasi nuk po adresoni rrënjën e vërtetë të problemit, duke bërë që të hani gjithnjë e më shumë.
Adresoni nevojat tuaja (Përtej ushqimit)
Dilni jashtë për një shëtitje rreth lagjes për të lehtësuar disi stresin, shtrihuni për pak gjumë rreth 20-minuta, ose pini një gotë ujë për të eliminuar etjen e zgjatur.
Ushqeni urinë tuaj të vërtetë! Vini re apo e kërkoni ushqimin si një rehati emocionale apo jeni vërtet të uritur. Nëse jeni të trishtuar dhe doni një përqafim, lini veten të qajë, në mënyrë që të ndiheni të lehtësuar.
Nëse keni frikë dhe dëshironi siguri, pranoni se si ndiheni. Ushqejeni urinë emocionale me dashuri për veten dhe jo kalori boshe.
Nëse edhe pasi bëni këtë, ju duket se uria juaj është rritur (dhe nuk keni ngrënë më herët), atëherë kemi të bëjmë me oreks/uri dhe jo diçka tjetër.
Kujtojini vetes çfarë do ndodhë më pas
Kjo nuk është hera e parë që ju ndieni dëshirën për të kënaqur urinë emocionale dhe mund të mos jetë e fundit. Por, si do ndiheni pas kësaj? Thuajini vetes: “Nëse e bëj këtë, më pas ndoshta do të ndihem i/e zhgënjyer, i/e fryrë.”
Kujtoni se të hani edhe pjesën e mbetur të bakllavasë mund t’ju bëjë të ndiheni mirë në moment, por kjo ndjenjë e mirë nuk do të zgjasë shumë më pas.
Asgjë nuk është absolute
Ju mund të jeni të vetëdijshëm se nuk jeni të uritur fizikisht, por përsëri ta teproni me ushqimin në një ditë të caktuar. Të gjithë e bëjmë herë pas here dhe nuk ka pse të ndihemi fajtorë për këtë, citon Anabel.
Mbi të gjitha, besoni në veten tuaj. Besoni në forcën tuaj të brendshme. Besoni në aftësinë tuaj për të trajtuar gjithçka në jetën tuaj, pa u kthyer tek ushqimi. /Telegrafi/
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...