Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha sot se me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk ka asgjë tjetër përveç marrëdhënies së interesit të Shqipërisë dhe të rajonit.
Kryeministri shqiptar u shpreh se qëndrimi i Shqipërisë ishte shumë i qartë dhe nuk ka pasur luhatje, qoftë kur kërkoi që Serbia të mos sanksionohet shkaku i qëndrimit ndaj Rusisë, qoftë edhe kur Tirana zyrtare konstatoi se Serbia bëri akt flagrant kur shpalli ditë zie për kriminelët e Banjskës dhe për vetë aktin e sulmit.
Rama gjithashtu kërkoi nga BE-ja heqjen e masave ndaj Kosovës.
Komentet e Ramës vijnë në ditën kur presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e nderoi atë me Urdhrin e Princit “Jaroslav i Urti” .
Lexo edhe:
Kjo është dekorata më e lartë që ndan shteti ukrainas.
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...