Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka uruar veteranët me rastin e Ditës së Veteranit.
Çitaku, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se Veterani është epitoma e qytetarit ideal, ngritja lartë e tij është përmes vetëmohimit dhe guximit. Veterani është e vërteta e historisë, e lirisë dhe e historisë së lirisë.
“Veterani është epitoma e qytetarit ideal. Inkarnimi i aktivistit hegelian të shoqërisë civile. Ai ngrihet lart pikërisht përmes vetëmohimit e guximit. Për të jeta biologjike është e pështirë pa përmbushje politike të saj. Nuk je gjallë vetëm se frymon. Nuk jeton vetëm pse s’ke vdekur. Veterani e kupton këtë të vërtetë dhe niset, fluturon, ngarend, si era, në drejtim të lirisë dhe me lirinë si kusht. Ai nuk kthehet mbrapa. Për të liria është jeta dhe jeta i jepet peng arritjes së lirisë gjer në arritjen e lirisë. Veterani është mishërimi i vetëdijes më të lartë, i mohimit të mohimit, i mohimit të mohimit të lirisë. Veterani është e vërteta e historisë, e lirisë dhe e historisë së lirisë”, ka thënë Çitaku.
Tutje, Çitaku ka shtuar se Veterani për jetën politike, e sakrifikon atë biologjike, braktis familjen biologjike për të gjetur vetën në atë politike, braktis familjarët në rrezikun e jetës, dhe vetë lufton për një jetë pa rrezik. Veterani humb duar, këmbë, sytë, por asnjëherë zemrën.
“Veterani duke u nisur ndalet. Ndalet nga jeta biologjike dhe niset për në jetën politike. Veterani nënshkruan pakt me vdekjen. Atë do ta ketë tërë kohën më afër sesa këmishën. Njëlloj si shokët e tij të rënë. Veterani braktis familjen biologjike për ta gjetur veten në familjen e madhe politike. Veterani braktis familjen – prindërit, gruan, fëmijët, motrën e vëllain. I braktis ata në rrezikun e jetës dhe vetë lufton për një jetë pa rrezik. Për veten dhe për ata. Për ne.Veterani e ka humbur dorën, këmbën ose të dyjat. Ka humbur gjymtyrët. Ka humbur dorën dhe sërish, pa duar, na tregon rrugën kah duhet të shkojmë. Ka humbur këmbët dhe sërish, pa këmbë, e ka trasuar rrugën kah duhet të shkelim. Veterani ka humbur sytë dhe sërish, pa sy, sheh prej nga vjen rreziku. Sepse veterani nuk e ka humbur zemrën”, përfundon Çitaku./Arbresh.info/
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person