Një qendër tregtare e dëmtuar rëndë si pasojë e një sulmi raketor rus në Dnipro, Ukrainë, më 29 dhjetor 2023.
Së paku 30 njerëz janë vrarë dhe mbi 160 të tjerë janë plagosur nga bombardimet ruse në qytetet e mëdha ukrainase më 28 dhe 29 dhjetor.
Ukraina e ka cilësuar sulmin raketor rus si më të madhin deri tani në luftën pushtuese që Moska e nisi në shkurt 2022.
Cak i sulmeve ishin kryeqyteti Kiev, si dhe qytetet e mëdha si Odesa, Dnipropetrovski, Harkivi dhe Lvini.
Forca Ajrore e Ukrainës tha se nuk kishte parë asnjëherë aq shumë raketa të lëshuara përnjëherë.
Rusia e “përdori pothuajse çdo lloj të armëve në arsenalin e vet” për të sulmuar, përfshirë shtëpitë dhe spitalet, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko, tha se 30 njerëz u vranë dhe më shumë se 160 të tjerë u plagosën.
Më shumë se 100 shtëpi banimi u shkatërruan apo dëmtuan, 45 ndërtesa të larta, shkolla, dy kisha, spitale dhe një spital i lindjes u goditën, tha Zelensky.
“Është e rëndësishme që bota të reagojë ndaj këtij manifestimi të radhës të terrorizmit”, tha ai, duke iu referuar forcave ruse si “fundërrina”.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së u mblodh me nxitim për të diskutuar për këtë sulm, të cilin ndihmëssekretari i Përgjithshëm, Khaled Khiari e quajti të “tmerrshëm”.
“Tragjikisht, viti 2023 po përfundon ashtu siç filloi – me shumë shkatërruese ndaj popullit të Ukrainës”, tha ai.
Forcat e Armatosura të Ukrainës thanë se u goditën edhe caqet ushtarake të Ukrainës gjatë sulmit.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se ky ishte “sulmi më i madh ajror ndaj Ukrainës prej se nisi lufta” dhe se Rusia përdori dronë dhe raketa, përfshirë raketa me kapacitet hipersonik, për t’i goditur qytetet dhe infrastrukturën civile në gjithë Ukrainën.
Ai shtoi se, nëse Kongresi nuk vepron menjëherë, “ne nuk do të jemi në gjendje të vazhdojmë të dërgojmë armë dhe sisteme jetike të mbrojtjes ajrore për të cilat Ukraina ka nevojë për ta mbrojtur popullin e vet”.
Biden u bëri thirrje ligjvënësve amerikanë ta miratojnë pakon prej 61 miliardë dollarësh të propozuar nga ai për ta ndihmuar Ukrainën./rel/
Befason trajneri i Lille, lë Zhegrovën në bankë rezervë ndaj...
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...