Mes emocionesh të pabesueshme, lotësh dhe një pune të palodhur prej javësh tashmë, Enxhi Nasufi dhe partneri i saj, Silvesteri janë shpallur fituesit e edicionit të dytë të “Dancing With The Stars” në Top Channel.
Ajo rrëmbeu kupën e artë dhe çmimin e madh 50 mijë euro.
“Faleminderit të gjithëve, faleminderit Zotit, faleminderit mamit dhe babit, ia dolëm, nuk dua të harroj asgjë, faleminderit Dancing With The Stras, Top Channel, është familja ime e dytë, faleminderit shumë Silvi, unë mendoj që ti je një nga balerinët më të mirë, ia kanë vlejtur sherret, ky është vetëm fillimi”, tha Enxhi, mes emocionesh dhe lotësh.
Ajo arriti të triumfonte pas netëve të paharrueshme me emocione të forta, në këtë mbrëmje spektakolare, duke u shpallur më e votuara nga publiku.
Katër finalistët e kësaj mbrëmjeje ishin Fifi, Arnita, Sardi dhe Enxhi, ndërsa vetëm dy të fundit arritën të shkonin në raundin e tretë dhe më afër kupës së artë.
Dancing With The Stars përmbylli sonte këtë sezon të mrekullueshëm, pas javëve të stuhishme për të sjellë çdo të premte një spektakël të kuruar deri në detajet më të vogla.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...