Pep Guardiola (e kush tjetër) u vlerësua si trajneri më i mirë i nga IFFHS për vitin 2023.Spanjolli fitoi kështu çmimin e tij të tretë IFFHS pas viteve 2009 dhe 2011, duke u renditur në Top-5 të Botës që prej 14 vitesh!
Gjatë vitit kalendarik 2023, Pep Guardiola fitoi gjithçka: Premier League, FA Cup, UEFA Champions League, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube!
Kështu ai ka çimentuar vendin e tij si një nga trajnerët më të mëdhenj në historinë e futbollit. Pep është i vetmi trajner që ka fituar 4 Kupa të Botës për Klube me 3 klube të ndryshme (Barcelona, Bayern München dhe Manchester City).
Katalanasi vazhdon të shkruajë historinë e tij në librin e futbollit, pasi ka fituar tashmë 37 trofe në 14 vjet. Pas tij me diferencë të theksuar) janë tre trajnerë italianë: Carlo Ancelotti (tashmë fitues i 3 çmimeve IFFHS 2007, 2014 dhe 2022), Luciano Spaletti dhe Simone Inzaghi. Fernando Diniz (i 5-ti) është trajneri i parë jo nga Evropa në renditjen botërore./Ss
Kurti nesër pas mbledhjes së Qeverisë organizon pritjen për ...
“Shkon këndon nëpër kafet e Komoranit”, Xheneta tregohet e a...
Kurti, Çeku e Sokoli vizitojnë Lirinë e Prizrenit, diskutojn...
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...