Gjykata Themelore e Ferizajt, dega në Kaçanik ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për K.B shtetas i Kosovës, për shkak se i njëjti është i dyshuar për veprën penale “nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.
K.B, dyshohet për djegien e bredhit në Han të Elezit dhe shpërndarjen e disa afisheve ku bëhet thirrje për mos festimin e Vitit të Ri.
Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamenti i Përgjithshëm, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se me datë 28 dhjetor 2023 gjatë natës në qytetin e Hanit të Elezit, me dashje dhe publikisht ai ka nxitur, përhapur urrejtje, përçarje dhe mosdurim midis grupeve kombëtare, racore, fetare ose etnike.
K.B dyshohet se e ka siguruar materialin adekuat dhe pastaj në shtëpinë e tij ka dizajnuar dhe printuar afishet të formatit A4 me përmbajtje: “Viti i Ri nuk është festë e jona, mos festo festa e jo muslimanëve” dhe “Nuk është prej nesh ai që u përngjanë të tjerëve përveç neve, mos u përngjani çifutëve dhe krishterëve”, (Hadith), të cilat disa i shpërndan vet.
Ai akuzohet se disa prej afisheve ua ka dhënë dy të miturve, të cilët i kanë shpërndarë nëpër qytet.
“Po ashtu disa afishe i ka shpërndarë afër xhamisë në Kaçanik si dhe nga këto motive edhe ka dëmtuar bredhin e vendosur në sheshin e qytetit duke i’a vënë flakën.”, thuhet në njoftimi i gjykatës.
Njoftimi i plotë:
Ferizaj, 29 dhjetor 2023 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit K.B., shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale nxitja e përqarja dhe mosdurimi nga neni 141 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamenti i Përgjithshëm, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se me datë 28 dhjetor 2023 gjatë natës në qytetin e Hanit të Elezit, me dashje dhe publikisht nxit, përhapë urrejtje, përqarje dhe mosdurim midis grupeve kombëtare, racore, fetare ose etnike, asht që fillimisht siguron materialin adekuat pastaj në shtëpinë e tij përgaditë, dizajnon dhe printon afishet të formatit A4 me përmbajtje: “Viti i Ri nuk është festë e jona mos festo festa e jo muslimanëve”. Në mes është bredh i gjelbërt i stolisur me drita dhe një X ngjyrë e kuqe, poshtë afishes: “Nuk është prej nesh ai që u përngjanë të tjerëve përveç neve, mos u përngjani çifutëve dhe krishterëve”, (Hadith), të cilat disa i shpërndan vet ndërsa disa afishe tjera i’u jep dy të miturve, të cilët i shpërndajnë nëpër q,ytet, poashtu disa afishe i ka shpërndarë afër xhamisë në Kaçanik si dhe nga këto motive edhe ka dëmtuar bredhin e vendosur në sheshin e qytetit duke i’a vënë flakën.
Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditëve.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.
“Kam trashëguar një skuadër të mirë nga Klopp”, Arne Slot re...
Vdekja misterioze e Tupac, hetuesja: P Diddy është i përfshi...
Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, këto janë pikat që do të ...
Taksistit në Prishtinë ia grabitin 100 euro nën kërcënimin e...
Policia ndalon dy persona në Zubin Potok, dyshohet se hynë i...
Gazeta spanjolle shkruan për Vlorën: Eksploroni perlën e fsh...