Real Madridi bën gati ofertën e re për Mbappen, kësaj radhe me një afat të caktuar

21:29 | 29 Dhjetor 2023
KRG

Real Madridi do të synojë t’i japë fund njëherë e përgjithmonë në afatin kalimtar të janarit, thashethemeve për Kylian Mbappe, pasi klubi po përgatit një ofertë për francezin.

Kësaj radhe, thuhet se oferta e Real Madridit nuk do të zgjasë për shumë kohë, pasi raportohet që bordi i klubit ka vendosur që oferta të ketë një afat, kur edhe presin përgjigjjen definitive nga Mbappe.

Në një nga historitë më të gjata të afatit kalimtar veror të vitit të kaluar, “Los Blancos” pritej që të nënshkruanin me sulmuesin francez, por në fund të afatit ai refuzoi mundësinë e kalimit në Spanjë dhe rinovoi me kampionët francez.

Mbappe nënshkroi një kontratë që fillimisht mendohej se vlente deri në vitin 2025, por vitin e kaluar u zbulua se ai kishte nënshkruar deri në vitin 2024 dhe viti 2025 ishte opsional, në rast se vet lojtari shpreh dëshirën.

Siç qëndrojnë gjërat, ai pritet të largohet si lojtar i lirë nga PSG-ja në verën e vitit 2024, që do të thotë se ai është i lirë për të negociuar me klubet tjera që nga 1 janari.

Sipas asaj që raporton The Athletic, Real Madridi po planifikon që t’i çaset situatës në një mënyrë krejtësisht tjetër.

Për të evituar atë që ndodhi më herët, e cila madje u konsiderua si “tradhti” nga ana e Mbappes nga disa drejtues të klubit, gjiganti spanjoll pritet t’i vë një afat të caktuar ofertës së tyre.

Në këtë mënyrë 25-vjeçari do të ketë kohë deri në mes të janarit për t’u përgjigjur, në rast se nuk e bën këtë Real Madridi do të tërhiqet përfundimisht nga ai.

Marca më herët kishte raportuar se Real Madridi do t’i bëjë Mbappes ofertën e njëjtë si në vitin 2022: 26 milionë euro pagë dhe 130 milionë euro bonus nënshkrimi./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme