Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i shoqëruar nga Minsitrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka vizituar Telekomin e Kosovës për t’u njohur me sfidat dhe sukseset e kompanisë gjatë këtij viti.
Kurti tha se para dy viteve i ka premtua mbështetje Brodit të Telekomit që ta vazhdojnë procesin e rimëkëmbjes. “Sot dy vite më vonë po festojmë duke i parë rezultatet e reja”, tha ai.
Kurti lavdëroi performancën e Telekomit, ai me këtë rast numëroi disa hapa të ndërmarr për rimëkëmbjen e Telekomit, me këtë rast tha se me kredinë prej 20 milionë eurosh janë duke u bërë ndryshime në centralin bërthamor, si dhe antenat BTS shtesë në rajonin e Gjilanit dhe Ferizajt.
Ai tha nga janari deri në nëntor ka pasur fitim prej 5.9 milionë euro. Kurti tha se është inspiruese të shihet se si një kompani me humbje prej 10 viteve tani punon me fitim.
Kreu i qeverisë foli edhe për dy projekte të mëdha që do të realizohen. Sipas tij Telekomi ka bërë një transformim të shkëlqyer, njëherësh tha se qytetarët do të mbulohen me rrjet mobil me 4g e 5g do bëhet pas muajve të ardhshëm.
Kurti u pyet edhe në lidhje me deklaratën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, i cili ka deklaruar se nuk është çështje e Kurtit ngritja e aktakuzave. Kryeministri me këtë rast shprehu habinë me fakti, si tha ai, se edhe pse Radojçiq e ka pranuar pjesëmarrjen në sulm, ende nuk ka aktakuzë./rtk
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës