SpaceX nisi drejt hapësirës raketën Falcon Heavy, në një mision të veçantë: Ajo do të transportojë dronin sekret X-37B të ushtrisë amerikane për arsye kërkimore, sikurse thuhet.
Lëshimi duket ishte planifikuar të kryhej me kohë, por pati vonesa disa javore. Më në fund, raketa u ngrit nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s në Florida, ndërsa ngritja e saj në ajër u transmetua drejtpërdrejt në faqen e webit të kompanisë SpaceX.
Ky është misioni i shtatë i anijes pa ekuipazh, që funksionon në mënyrë autonome. Pentagoni ka dhënë pak informacione për dronin hapësinor që ka madhësinë e një minibusi dhe për misionin e tij, që fillimisht ishte parashikuar të nisej në 7 dhjetor. SpaceX sakaq, në deklaratën e saj, ka përmendur vetëm emrin e misionit të koduar nga Pentagoni – USSF-52.
Pentagoni vetë është shprehur se qëllimi i këtij misioni është të zhvillohen disa eksperimente, të cilat përfshijnë operimin e avionit hapësinor në zona të reja orbitale, hulumtimin me teknologjitë e reja për të kuptuar më mirë hapësirën dhe verifikimin e efekteve të rrezatimit në materialet e ofruara nga NASA”./TCh
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...