Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se kanë ndaluar dhe gjobitur një person që po voziste në gjendje të dehur.
Të njëjtit pasi që i është bërë matja e alkoolit me alkool test ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit me 0.61 promilë.
Zyrtarët policor ndaj këtij kundërvajtësi kanë shqiptuar gjobën në vlerë prej 200 euro, dy pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej 6 muaj.
“Njësiti rajonal i trafikut rrugor Gjilan gjatë kontrollit në trafik kanë ndalur për kontroll një automjet me vozitës mashkull, kosovar serb. Gjatë kontrollit është dyshuar se vozitësi i mjetit mund të jetë nën ndikim të alkoolit dhe të njëjtit pasi që i është bërë matja e alkoolit me alkool test ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit me 0.61 promilë.Zyrtarët policor ndaj këtij kundërvajtësi kanë shqiptuar gjobën në vlerë prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej gjashtë (6) muaj’, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...