Igli Hasani, ministri për Evropë dhe Punët e Jashtme, ka reaguar lidhur me sulmet ruse që kanë ndodhur këtë të premtë, ku kanë vdekur 18 persona dhe janë plagosur 97 persona.
Përmes një postimi në platformën ‘X’ (twitter), Hasani thotë se Shqipëria dënon ashpër këto sulme të pakuptimta dhe të pajustifikuara nga Rusia.
“Sot Ukraina u përballë me sulmin më të ashpër ajror nga Rusia deri më tani. Raketat dhe dronët e panumërt shënjestruan pamëshirshëm infrastrukturën civile, duke shkaktuar shkatërrime të parikuperueshme dhe humbje tragjike të jetëve të pafajshme.
Shqipëria dënon ashpër këto sulme të pakuptimta dhe të pajustifikuara nga Rusia”, ka shkruar ministri Hasani./Arbresh.info/
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...