Një ngjarje e rëndë ka ndodhur, në qytetin Passau në Gjermani. Mediat vendase raportojnë se një kamion ka përplasur disa këmbësorë në qendër të qytetit. Nga të dhënat e para, një grua 37-vjeçare ka ndërruar jetë, ndërsa 5 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, mes të cilëve edhe vajza 11-vjeçare e viktimës.
Sipas informacioneve, drejtuesi i kamionit ka humbur kontrollin në tentativë për të parakaluar një makinë të parkuar dhe më pas ka përfunduar në një zonë këmbësore.
Kjo ngjarja ka rikthyer në kujtesë tmerrin e dhjetorit 2016, kur një kamion shkaktoi një masakër në tregun e Krishtlindjes në Berlin./abcnews.al
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”