KEDS dhe KESCO premtojnë që gjatë festës së Vitit të Ri do ketë furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike.
KEDS dhe KESCO njoftojnë të gjithë konsumatorët se aktualisht furnizimi me energji elektrike në Kosovë është stabil, raporton Arbresh.info.
“Përgjatë tërë verës janë realizuar mirëmbajtje te nevojshme dhe qindra projekte në kuadër të planit investiv, me qëllim që të kemi një rrjet të qëndrueshëm, sidomos përgjatë dimrit, kur kërkesat për energji elektrike janë më të mëdha. Meqë ndodhemi në prag të Vitit të Ri, janë paracaktuar mbi 400 punëtorë, të cilët do të jenë në dispozicion të përkujdesen që konsumatorët të festojnë më drita”, thuhet në njoftim.
Përveç punimeve të planifikuara, KEDS-i ka punuar dhe punon vazhdimisht në mirëmbajtjen preventivt të rrjetit elektrik, me qëllim që të gjithë konsumatorët tanë të kenë furnizim stabil me energji elektrike.
“Megjithatë, furnizimi pa ndërprerje për qytetin e Malishevës mbetet ende sfidues, sepse, njëjtë siç kemi informuar edhe më parë, për shkak të pamjaftueshmërisë së kapaciteteve transmitive të tensionit të lartë mund të shkaktohen mbingarkesa. Probleme të njëjta mund të kemi edhe në disa lokacione të kufizuara të qytetit të Ferizajit”, thuhet tutje në njoftim.
Pavarësisht parapërgatitjeve të duhura e me kohë të bëra nga KEDS-i për furnizim të qëndrueshëm gjatë festave të fundvitit, respektivisht përgjatë dimrit, krahas një urimi të përzemërt për Vitin e Ri 2024, ju bëjmë thirrje të gjithë konsumatorëve që ta përdorin energjinë elektrike në mënyrë sa më racionale, sepse, duke qenë kështu, përveçse nuk shkaktohet ngarkesë e madhe në rrjet, energjia elektrike shpërndahet tek të gjithë dhe në mënyrë lineare./Arbresh.info/
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele