Në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, sot u mbajt ceremonia e betimit dhe certifikimit për 325 ushtarët e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të gjeneratës 02-2023.
Në këtë ceremoni morën pjesë Presidentja e vendit Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, Komandanti i FSK-së, Gjeneral lejtënant Bashkim Jashari, Zv. Ministri Shemsi Syla, Zv. Komandanti i KFOR Gjeneral Federico Bernacca, ushtarakë ndërkombëtarë, si dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, oficerë të lartë të FSK-së, drejtues komunalë dhe familjarë të ushtarëve të rinj.
Me këtë rast në fjalën e saj Presidentja Vjosa Osmani ndër të tjera theksoi:
“Jam krenare që e bartni uniformën e forcave tona, jam krenare që jeni trashëgimtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe jam krenare me hapin e parë që hodhët në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes duke prekur ëndrrën tuaj për tu bërë ushtarë dhe ushtare të FSK-së e duke filluar rrugëtimin tuaj me plot sfida në mbrojtje të atdheut tonë të dashur Republikës së Kosovës…… Tani sa jeni familjarizuar me çdo trajnim sipas doktrinës së ushtrisë amerikane dhe standardeve të NATO-s e të gatshëm për të realizuar misionin dhe detyrat e shenjta në operacionet e përbashkëta shumëkombëshe krah për krah me kolegët e forcave të vendeve aleate në shërbim të mbrojtjes së vlerave euroatlantike, të demokracisë, paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale kontinentale dhe globale”.
Kurse Kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij drejtuar ushtarëve të rinj ndër të tjera theksoi:
“Krahas ngritjes së kapaciteteve profesionale në raport me vitin 2022 është investuar rreth 28% më shumë në blerjen e sistemeve më moderne të armatimeve, apo nga më pak se 4 milionë që është investuar në qeverisjen e kaluar këtë mandat ne kemi investuar 239 milionë euro, dhe sigurisht dronët Bayraktar janë vetëm një nga llojet e sistemeve moderne të armatimeve të cilat tanimë i kemi në dispozicion.
Ushtria jonë po rritet e do të zhvillohet në vazhdimësi, sepse kemi hequr çdo kufizim ligjor që e pengon këtë, dhe sepse ashtu si çdoherë popullit tonë nuk i mungojnë të rinj e të reja si ju që duan t’i shërbejnë atdheut, që me nder dhe krenari bartin veshur uniformën e Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe ashtu si shqiponja sypatrembur që qëndisur si emblemë keni në krahë, janë të gatshëm kurdo dhe kudo të garantojnë sigurinë e qytetarëve dhe të mbrojnë me jetën e tyre tërësinë e territorit të Kosovës”, u shpreh Kurti, përcjell Arbresh.info
Në fund të ceremonisë për ushtarët më të dalluar u ndanë mirënjohje dhe shpërblime.
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...