Klubi spanjoll, Real Madridi ka konfirmuar edhe zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me trajnerin italian, Carlo Ancelotti, për rinovimin e kontratës.
Gjatë ditës u raportua për një marrëveshje mes palëve, por nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur edhe zyrtarizimi.
“Real Madrid CF dhe Carlo Ancelotti kanë rënë dakord për të vazhduar kontratën e trajnerit tonë deri më 30 qershor 2026”.
“Në pesë sezonet e tij si trajner i Real Madridit, ai ka fituar 10 tituj: 2 Liga të Kampionëve, 2 Kupa të Botës për Klube, 2 Superkupa Evropiane, 1 Ligë, 2 Copa del Rey dhe 1 Superkupë Spanjolle”.
“Carlo Ancelotti është i vetmi trajner që ka fituar 4 Kupa Evropiane dhe ai që ka arritur më shumë fitore në historinë e këtij kompeticioni (118), si dhe është trajneri i parë që ka fituar pesë ligat kryesore evropiane (Itali, Angli, Franca, Gjermania dhe Spanja)”, thuhet në njoftimin e Real Madridit. /Telegrafi/
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...