Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se kjo gjeneratë e rekrutëve të FSK-së janë të veçantë sepse janë numri më i lartë i diplomuarve.
Ai ka thënë se ndjehet krenar me ushtarët e FSK-së. Ka përmendur rritjen e buxhetit dhe sipas tij, katërfishimin e investimeve në trajnime dhe shkollime ushtarake.
“Ushtria jonë po rritet e do të zhvillohet në vazhdimësi me të rinj e të reja si ju që dëshirojnë t’i shërbejnë atdheut, pikërisht si shqiponja sy patrembur që qëndisur si emblemë keni në krahë e që me nder e krenari bartni uniformën e FSK-së. Kjo ndjenjë krenarie është rrjedhojë e një pune të madhe ekipore: Investimet ministrore në trajnimet e shkollimet e ushtarakëve dhe furnizimet me armatime e pajisjeve të tjera, më shumë se kaq, investimin tuaj shpirtëror dhe gatishmërinë për ta mbrojtur atdheun dhe të ardhmen e tij. Nga sot jeni shtylla e radhës e Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka deklaruar ai./rtk
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...