Google ADS

Arrestohet Miss Bolivia, kjo është arsyeja

09:51 | 29 Dhjetor 2023
R J

Ish-Miss Bolivia 2020 dhe Miss Charm Bolivia 2023, Alondra Mercado Campos, 22 vjeç, e njohur si Alondra MC, është arrestuar dhe ndodhet në burgun e grave në Trinidad në Beni, Bolivi.

Ajo akuzohet se është pjesë e një rrjeti të trafikut të armëve që drejtohej nga i dashuri i saj Andres Vasquez i cili tashmë është i arratisur.

Mediat e huaja shkruajnë se arrestimi i saj u bë i mundur gjatë bastisjes së godinës ku ajo jetonte me të dashurin e saj dhe gjatë kontrolleve u gjet arsenal armësh, të tipit ‘pushkë’ dhe kallashnikovë.

Me mbi 40 mijë ndjekës në rrjetet sociale, ajo shihej si një figurë magjepsëse dhe postonte vetëm mesazhe inspiruese, por pas bastisjeve të policisë rezultoi krejt e kundërta dhe u zbulua se ajo ishte pjesë e trafikut të armëve në Bolivi./A2CNN

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme