Blerja e Leonardo Bonuccit nga Roma dukej vetëm një hap larg.
Lojtari kishte marrë miratimin e Mourinho-s në orët e fundit, i cili kishte pasur një bisedë me italianin dhe në mungesë të alternativave miratoi transferimini e tij. Kushtet ekonomike ishin “shumë të favorshme” sepse Bonucci pranoi të ulte pagën për t’u kthyer në Itali.
Megjithatë, në fund pronari i klubit të Romës, Dan Friedkin vendosi që të mos e kryej këtë transferim. Sipas raportimeve të medieve italiane, e gjitha lidhet me çështjet tekniko-ekonomike.
Shpenzimi i rreth 2 milionë euro bruto për një lojtar që do të mbushë 37 vjeç në 2024-ën shihet si një veprim i gabuar nga pronarët e “verdhekuqve”.
Padyshim që Roma do të vazhdojë të kërkojnë një mbrojtës, duke pasur parasysh mungesën që ka në këtë repart për shkak të dëmtimeve./ss
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...